Kompleksi i kullave të Isa Boletinit

Oborri i kullës

Kështu duket kompleksi nga lartë nëse shikojmë një pamje satelitore.

Isa Boletini

.

Historiku i kullës së heroit Isa Boletini

Kompleksi i kullave të Boletinëve është i vendosur në fshatin Boletin, Komuna e Zveqanit. Vendbanimi i fortifikuar familjar i Boletinëve – kullat u ndërtuan në fund të shek. XIX nga mjeshtrit popullor shqiptar me materiale vendore. Kompleksi përveç vlerave arkitektonike, ai edhe sot ruan vlerat historike, estetike, shkencore dhe shoqërore

Në oborrin e kompleksit të rrethuar me mur të punuar nga gurët e gdhendur janë te ngritura Kullat e Isa Boletinit, figurës së shquar historike të fund shek XIX, XX dhe sot. Kulla e njohur si “Oda e Burrave”, kishte destinim kuvendimi dhe mikpritjeje, ndërsa “Shtëpia e zjarrit”, ishte e destinuar për familjaret. Kullat kanë bazë katrore, me mure nga gurët masiv, me origjinë nga “Majdani”, kodër shkëmbore e cila ishte pronë e Boletinëve. Nga gurët e Majdanit, përveç tjerash punoheshin edhe gurët e mullinjëve.
Oda e burrave e rrënuar, në mes të Luftës së I dhe II Botërore dhe kulla “Shtëpia e Zjarrit”, u konservuan dhe u restauruan gjatë vitit 2003 – 2004. Sot, kompleksi i kullave, ka funksion muzeu, ku prezantohen vlerat kulturo – historike te figurës se shquar të Isa Boletinit.

Vlerat historike:

Kompleksi i Kullave në kohë relativisht të gjatë, shpreh kontinuitet historik, përkatësisht dëshmon për ekzistencën e vendbanimit. Kompleksi i kullës me tërësinë e materialeve, kompozimin vëllimor dhe funksional arkitektonik, si përfaqësues tipik të ndërtimeve, vendbanim – fortifikatë, prezanton kulturën dhe mënyrën e jetesës gjatë periudhave të shek. XIX dhe XX. Familja Boletini, ishte derë e njohur në fis dhe krahinë, përveç tjerash edhe për tradita politike. Isë Boletini, si organizator dhe prijës, ishte figurë kombëtare, atdhetarë dhe luftëtar i shquar shqiptarë në fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX. Kjo figurë e shquar kombëtare si akter i aktiviteteve dhe ngjarjeve të rëndësishme historike revolucionare, të çlirimit dhe bashkimit kombëtar si dhe lëvizje tjera politike.

Vlera arkitektonike:

Kompleksi i kullës së Isë Boletinit, paraqet objekt rezidencial rural i tipit kullë i kohës së re (shek. XIX), dhe është monument në bashkësi të banuar, me funksion muze (pa status). Kompleksi i kullës me tërësinë e materialeve dhe kompozimit vëllimor e funksional arkitektonik, si përfaqësues tipik të ndërtimeve, vendbanim-fortifikatë, prezanton kulturën dhe mënyrën e jetesës gjatë periudhave të shek. XIX dhe XX.

Vlerat estetiko-artistike:

Elementet që kontribuojnë në vlerat estetiko-artistike:
– Kualiteti i përpunimit – mjeshtërisë
– Kualiteti i materialit (gurët masiv të gdhendur, drurit, etj.)
– Proporcionet (dritaret, dyert
– Kompozicioni (planimetria në formë katrori, kompozicioni vëllimor dhe funksional arkitektonik i kullës)
– Vlera e hollësirës – detajit (gurët e gdhendur masiv, oxhaqet, shkallët, shtylla e drurit, raftet ne kthina, frenxhitë e rrumbullakëta me prerje të konit të cunguar, dritaret e gurit që kanë vetëm harkun e brendshëm)
– Vlera e konstruksionit (dyshekllëku-galeria e gurit, tualeti i cili nga muri verior del ancak, konstruksioni meskator i mbështetur në “qupri” të cilën e mban shtylla e mbështetur në bllok guri në mes të kullës)

Vlerat shkencore:

Si dëshmi e ndryshimeve historike, dëshmi për kohën e ndërtimit, si dëshmi mbi tipin e kullës, paraqet vepër të rëndësishme të mjeshtërve popullor (mjeshtrit dibran). Kompleksi i kullave, prezanton kulturën dhe mënyrën e jetesës gjatë periudhave të shek. XIX dhe XX. Kompleksi ka rëndësi potenciale për turizëm kulturor.

Vlerat shoqërore:

Kompleksi i kullave, paraqesin dëshmi të stilit tipik të jetës, në periudhat kur janë ndërtuar. Përveç vlerave historike, arkitektonik, ambientale kullat janë edhe dëshmi edhe te jetës sociale dhe kulturore te periudhës. Lidhja emocionale e komunitetit me objektin është e veçantë dhe paraqet vlerë të identitetit të kombëtar.

Vlerat shpirtërore:

Kompleksi me kullat me destinime te ndara, por me vlera historike. kulturore, prezanton raportin dashurisë për atdheun dhe patriotizmit.

Kompleksi shtrihet në një terren me konfiguracion mjaft dinamik dhe joshës te fshatit Boletin. Ana perëndimore e kompleksit ishte e rrethuar me mure mbrojtëse, në një terren mjaft të rrëpirët.

Mungesa e murit lindor rrethues mund të shpjegohet nga arsyeja e thjeshtë se kjo pjesë e kompleksit ishte në një pjerrtësi të theksuar dhe e përshtatshme për vrojtim.

 Përshkrimi

Kompleksi i kullave të Boletinëve gjendet në fshatin Boletin, në komunën e Zveçanit. Kullat si vendbanim i fortifikuar familjar i Boletinëve – u ngritën në fund të shek. XIX. Kullat e Isa Boletinit u shkatërruan tri herë përgjatë viteve 1830 – 1832, 1892, 1895 si dhe dy herë gjatë dekadës së parë të shek. XX, në vitin 1908 dhe 1912. Kompleksi i kullave ishte në funksion të vendbanimit të fortifikuar familjar. Kompleksi shtrihet në një terren me konfiguracion mjaft dinamik dhe joshës. Ana perëndimore e kompleksit ishte e rrethuar me mure mbrojtëse, në një terren mjaft të rrëpirët.

Mungesa e murit lindor rrethues mund të shpjegohet nga arsyeja e thjeshtë se kjo pjesë e kompleksit ishte në një pjerrtësi të theksuar dhe e përshtatshme për vrojtim. Oborri i objektit është i rrethuar me mur të punuar nga gurët e gdhendur, me frëngji si dhe me një oxhak në mur. Kompleksi përbëhet prej dy hyrjeve: Për mysafirët e jashtëm përdorej hyrja kryesore dhe tjetra është hyrja ekonomike që shpiente në oborrin ekonomik. Qasja në kompleks është mjaft interesante për shkak të organizimit të përmbajtjeve dhe koncipimit të lirë të objekteve (ekzistojnë gjurmët e ndarjes fizike të oborrit në mes këtyre dy objekteve qendrore). Në platonë e brendshme të mureve rrethuese ishin të ngritura kullat: “Oda e Burrave” dhe “Shtëpia e zjarrit”. Në oborrin e shkollës së tanishme ndodheshin objektet tjera përcjellëse (hambari, koshi, stalla e lopëve etj.) të kompleksit në fjalë e që tani ato nuk ekzistojnë më. Kulla “Shtëpia e Zjarrit” paraqitet në gjendje burimore, me kulm tre ujor dhe e mbuluar me tjegulla tradicionale-qeramidhe. Baza e kullës është katrore. Muret janë masive prej gurit. Përdhesa ka dy hyrje njëra përballë tjetrës. Hyrja kryesore ka shërbyer për komunikim me kullën “Oda e Burrave” kurse ajo ekonomike me objektet sekondare. Ekzistojnë dy lloje të hapjeve: dritaret e gurit që kanë vetëm harkun e brendshëm, dhe frenxhitë e rrumbullakëta me prerje të konit të cunguar. Dyshekllëku në fasadën perëndimore ka hapje të vogla të formuara në një bllok masiv si dhe dy dritare në fasadën jugore. Kati përbëhet prej katër kthinave, tri prej tyre janë dhoma fjetjeje, ku secila nga ato ka oxhakun e vet, kurse kthina e katërt është kthina e divanhanes. Në divanhane është edhe dyshekllëku (galeria e gurit), abdes – hanja dhe tualeti i cili nga muri verior del ancak. Konstruksioni meskatësh, ai i kulmit si dhe shkallët janë nga druri. Konstruksioni meskatësh i katit të përdhesës është krijuar ashtu që trau kryesor, i cili mbështetet në shtyllën prej druri të mbështetur në një bllok guri, shtrihet në aksin lindje – perëndim dhe trarët sekondare në pozitë tërthore renditen paralel njëra me tjetrën. E njëjta zgjidhje është edhe në konstruksionin meskatësh të katit të parë, por me renditje të kundërt. Nga kulla “Oda e Burrave” sot kanë mbetur vetëm rrënojat. Struktura e muratimit është e rregullt me përdorim të blloqeve të latuara prej gurit. Edhe pse e rrënuar në masë të madhe, vërehet hyrja në pjesën lindore dhe pozita e shkallëve po në të njëjtën anë (shkallët e brendshme njëkrahëshe). Përdhesa është një hapësinore. Në këtë hapësirë vërehen dy frenxhi të formës katërkëndëshe, kështu vijmë në konstatim se kjo hapësirë ka qenë pothuajse e mbyllur me disa vrimëza të cilat kanë pasur rolin e ajrosjes së përdhesës. Kulla “Shtëpia e Zjarrit” paraqitet në gjendje burimore. . Oda e burrave dikur e rrënuar, në mes të Luftës së I dhe II Botërore dhe kulla “Shtëpia e Zjarrit”, u konservuan dhe u restauruan gjatë vitit 2003 – 2004. Nyjet sanitare në kompleks nuk janë të kohës, pasi që u ndërtuan kur kulla “Shtëpia e zjarrit”, u shndërrua në qendër të edukimit dhe arsimit të banorëve përreth, në fillim të shekullit XX. Kompleksi është në pronësi shtetërore, andaj gjatë një periudhe kohore (shek. XX), ky kompleks në mungesë të objektit shkollor shërbeu si shkollë fillore, ndërsa në pjesën ekonomike të kompleksit u ndërtua objekti i shkollës së re. Sot, kompleksi i kullave ka funksion Muzeu, ku prezantohen vlerat kulturo – historike te figurës se shquar të Isa Boletinit. Në vitin 2013 u ndërmorën masat emergjente, investitor MKRS. Ne vitin 2015 u be rrivarimi i eshtrave te Isa Boletinit, me këtë rast MKRS ndërmori hapat për punimin e varrezave.

Zhvillimi historik dhe kronologjik.

  • Kullat janë shkatërruar tri herë, që nga koha e ndërtimit. Gjatë vitit 2003-2004, mbetjet e mureve të Kullës – Oda e Burrave, janë konservuar, ndërsa “Shtëpia e Zjarrit”, u konservua dhe u restaurua.
  •   Punimet e restaurimit dhe konservimit në Kompleksin Fortifikues të Kullave të Isa Boletinit (shkurt, 2004), Investitor MKRS/Prishtinë.
  • –  Punimet e restaurimit dhe konservimit në Kompleksin e Kullave të Isa Boletinit (Nëntor, 2013), Investitor MKRS/Prishtinë.
  • –  Punimet në rregullimin e varrezave në Kompleksin e Kullave të Isa Boletinit (Maj, 2015), Investitor MKRS/Prishtinë

Kompleksi i kullave të Boletinëve është i vendosur në fshatin Boletin Komuna e Zveçanit. Vendbanimi i fortifikuar familjar i Boletinëve – kullat u ndërtuan në fund të shek. XIX nga mjeshtrit popullor shqiptar me materiale vendore.
Kullat u ndërtuan nga ana Isë Boletinit, njëri prej personaliteteve më të shquara të këtij rajoni. Kompleksi me kullat rurale si objekte banimi dhe fortifikata kane vlera shoqërore, kulturore– historike dhe arkitektonike rajonin. Peizazhi natyror i lokacionit te kompleksit është një veçanti me vlera tejet te larta.

Kullat kane baze katrore me konstrukt masiv te ngritura nga gurët e latuar.
Lidhja emocionale e komunitetit me objektin është e veçantë dhe paraqet vlerë të identitetit të komunitetit. Oda e Burrave e konservuar ka ruajt autencitetin dhe integritetin e saj. Ndërsa Shtëpia e Zjarrit ruan shtyllën në katin përdhesë e cila përmes jastëkut te profilizuar i krijon stabilitet dyshemesë së katit dhe përforcim mureve të përdheses.
Ky objekt i shton vlera zonës se Shalës së Bajgores, dhe rajonit

  • –  Kompleksi kullave ka potencial të lartë të rëndësisë së turizmit kulturor,informacion

             Oda e burrave në formë rrënoje e konservuar ruan autenticitetin dhe integritetin

Në “Shtëpinë e zjarrit”, elementi origjinal që i ka rezistuar faktorëve shkatërrues, është shtylla në katin përdhesë, e cila përmes jastëkut të profilizuar i krijon stabilitet dyshemesë së katit dhe përforcim mureve të përdheses.

Mbrojtja e asetit, masat juridike dhe teknike, politikat, si dhe Plani i menaxhimit të asetit, mbështet në ligjin ekzistues të Trashëgimisë Kulturore në Kosovë dhe shtatë Rregulloret e tij, konventat ndërkombëtare, dhe shtatë udhëzuesit te dale nga projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës – Përkrahje për Promovimin e Diversitetit Kulturor në Kosovë (PDDK).

Ligji për Zona të Veçanta të Mbrojtura / LZVM, (Ligji: Nr. 03/L-039; dt. 04.06.2008)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqAlbanian